Subscribe

Parku Zoologjik do të jetë hapë dyert për të gjithë vizitorët më 1 qershor. Një grup fëmijësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan së bashku ambientet pak ditë para hapjes.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Jam shumë i lumtur që inxhinierët dhe supervizorët e vegjël po na japin notën 10 për Kopshtin Zoologjik, të cilin do ta hapim në 1 Qershor për të gjithë fëmijët e Tiranës. Tirana do ketë shumë aktivitete këtë muaj, disa janë për të rritur, siç janë këto ndeshjet e futbollit, e disa nga festat e mëdha. Por, besoj, aktiviteti më i bukur është hapja e Kopshtit Zoologjik për 1 qershor, që është edhe festa e fëmijëve.”

 

Kopshti Zoologjik është rikonceptuar tërësisht, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve. Veliaj nënvizoi se mjediset e reja do të shërbejnë edhe për orët e mësimit në natyrë.

 

 

“Më parë, gjithë këtë hapësirë fëmijët e kanë parë si diçka të shëmtuar, të pistë dhe shumë të ngushtë për kafshët, kurse sot po e shohin krejt të transformuar. Kopshti Zoologjik nuk do të jetë vetëm një mjedis për të parë kafshët, që kësaj here nuk janë më në kafaze të ngushta, por në hapësira shumë më të mëdha, por do jetë edhe një hapësirë për të mësuar. Pra, kemi edhe disa hapësira ku secila prej mësueseve mund ta rezervojë dhe mund ta bëjë klasën në Kopshtin Zoologjik”.

 

Dy projektet e radhës në Tiranë do të jenë transformimi i Kopshtit Botanik dhe kompleksit i pishinave te Diga e Liqenit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *