Partia e Lirisë mbajti këtë të shtunë Konventën Kombëtare, ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u shpalos programi politik me fokus rimëkëmbjen ekonomike.

 

 

Për të folur më gjerë në lidhje me konventën dhe programin politik, ishte i ftuar në Vizion Plus, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

 

 

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin, Roland Zili, Blushi tha se fokusi kryesor i Partisë së Lirisë është rikthimi i të gjitha lirivie, por sidomos atyre ekonomike me fokus në shtresat e mesme dhe në nevojë.

 

 

Më tej Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë foli edhe për strategjinë e opozitës së bashkuar kundër qeverisë në zgjedhjet e 14 Majit.

 

 

Blushi tha se një kandidat i përbashkët , figurë me mbështetje politike dhe shoqërore është e vetmja mënyrë për të triumfuar në zgjedhjet lokale.

 

 

Roland ZIli: Çfarë synon Partia e Lirisë me programin politik që u prezantua sot në konventën tuaj?

Tedi Blushi: Rikthimi i të gjitha lirive, jo vetëm të të drejtave të njeriut por edhe atyre ekonomike, që janë dhunuar e janë shkelur rëndë nga qeveria e Edi Ramës në këto 10 vite. Programi ekonomik i prezantuar sot ka në fokus shtresën e mesme, shtresat më në nevojë dhe rikthimin e munguar të frymëmarrjes së lirë të bizneseve e konkurencës së ndershme.

 

 

Roland ZIli: U duk më tepër si një program qeveritar për zgjedhjet e përgjithshme se sa një program për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka ndonjë problem apo thjesht shpalosje vizioni?

Tedi Blushi: Është një vizion që përfshin pushtetin qëndror dhe lokal sepse të njëjtat problematika të qeverisë qëndrore janë pjesë edhe e qeverisjes lokale dhe ky program iu jep zgjidhje këtyre problematikave. Ky është programi i Partisë së Lirisë dhe pse jo qeverisës, në të ardhmen.

 

 

Roland Zili: Si do të përfshihen kandidatët tuaj në primaret e Partisë Demokratike? 

Tedi Blushi: Sigurisht mund të them që është një marrëveshje transparente, e paatakueshme nga askush sepse përfshin parimet bazë. Do të jetë një proces i hapur, i cili përfshin figurat më potenciale të opozitës të cilat pretendojnë të jenë kandidatët kryesorë në zgjedhje, kështu që nuk shoh asnjë pikëpyetje apo hezitim. Kemi të bëjmë me një garë të hapur ku secila parti do të paraqesë kandidatët më të mirë për të drejtuar bashkitë e vendit.

 

 

Roland Zili :A keni ju një strategji për të marrë bashkinë e Tiranës? Si do t’i maksimalizoni votat edhe në zonën gri?

Tedi Blushi: Stratergjia e vetme është ajo që është prezantuar nga të dy krerët e partive më të mëdha opozitare, Sali Berisha e Ilir Meta. Strategjia e vetme eshtë një kandidat i përbashkët i opozitës së bashkuar që të jetë sa më përfaqësues, që të ketë mbështetje të gjerë edhe nga shoqëria civile.

 

Kjo është veçantia e procesit të primareve, figura që maksimalizon votat, një figurë shumë e lartë jo vetëm politike por edhe shoqërore

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *