Subscribe

 Numri dy i qeverisë Erjon Braçe ka denoncuar evazionin fiskal në sektorin e karburantëve duke folur për paligjshmëri  në kufijtë e krimit.

 

Braçe ka dalë para medias duke listuar konkluzionet e aksionit tatimor dhe duke bërë të qartë se qeveria nuk tërhiqet në betejën kundër informalitetit.

 

“Diferenca ne litra për çdo pompe do ti nështrohet do ti nështrohet detyrimeve fiskale litër për litër deri në qindarkën e fundit. Ndërkohë të gjithë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale do ti jepen drejtësisë pavarësisht emrit, madhësisë së kompanisë, parave që kanë akumuluar  miqve dhe shokëve në politike, drejtësi  dhe jo vetëm.”

 

Zëvendës kryeministri ka pranuar se edhe vetë ai është kërcënuar, por  ka bërë të qartë se kërcënimet apo lidhjet politike nuk do ti ndihmojne bizneset që shkelin ligjin.

“Mos ti bien telefonit fare, mos të shkruajnë  as në telefonin tim as në rrjetet sociale adresat e mia sepse nuk më bën përshtypje fare.”

Por paralajmërimi i numrit dy të qeverisë në lidhje me aksionin kundër informalitetit ka përfshire sistemin e drejtësisë.

 

 “Pa me të voglin diskutim që do të doja ti bëja një apel të qartë të gjithë gjyqtarëve të gjykatës administrative kudo që janë të bëjnë kujdes, të reskeptojnë ligjin dhe ti referohen deri në fund ligjit”.

 

Braçe ka folur edhe për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ti ndaluar hyrjen në SHBAVangjush Dakos dhe familjes se tij për shkak të aferave korruptive.

 

Çdo akuzë e ngritur ndaj zotit Dako dhe gjithkujt tjetër përfshi edhe anetarë të kryesisë së PS-së apo jo, apo përfshi edhe kryetare të partive politike siç është një prej kryetarëve të opozitës apo nën të në atë parti,  duhet të hetohet dhe gjykohet siç e parashikon ligji. Askush nuk mund ti shmanget hetimit dhe gjykimit. Ne as kemi ndërmend të ndërhyjmë në ketë proces.  

 

Zevendës kryeministri Erjon Braçe është i pari zyrtar i lartë i partisq socialiste qq flet pqr çështjen e Vangjush Dakos i cili është anëtar i kryesisë së PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *