Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa janë sekuestruar kokainë dhe armë simuluese pa leje.

 

Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të kontrolleve blic të zhvilluara në Kurbin, Lezhë dhe Mirditë.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike kokainë. Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u  kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur dhe Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

 

Ndërkohë janë sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *