E diel, 1 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Pa Familje Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle nga toka dhe ajri, asgjësohen mbi 15 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës

Policia vijon kontrollet intensive në Vaun e Dejës në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet  nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë