Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, gjatë kontrolleve në burgjet e vendit, ka sekuestruar telefona celularë, mjete prerëse të improvizara nga të burgosurit dhe lëndë narkotike.

 

Kontrolli në burgje ka zgjatur për një periudhë 3 javore dhe në sajë të tij janë sekuestruar 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë; 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

 

Gjithashtu në sajë të këtyre kontrolleve janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyrashefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë, një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash dhe një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

 

Gjithashtu janë proceduar penalisht 13 persona, nga të cilët 2 janë punonjës policie, 11 janë të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara” si dhe një familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

 

Ndërkohë do të vijojnë inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *