Subscribe

Deri në datën 15 korrik Autoriteti i Aviacionit Civil në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të kryejnë një testim të dytë për sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Burime konfidenciale thonë për Vizion Plus se nuk mund të japin datën e saktë se kur do të zhvillohet prova tjetër për arsye të rrezikut të dështimit, por ato konfirmojnë se kompania konçesionare është njoftuar përmes një letre nga ana e Aviacionit Civil për rezervat që ky autoritet ka për sigurinë e të vetmit aeroport ndërkombëtar të vendit. Në letër, autoriteti i aviacionit civil ka kërkuar për të caktuar një datë tjetër prove në mënyrë që të shihet nëse janë marrë apo jo masa për rritjen e sigurisë. Nëse edhe ky test do të dështojë, burimet për Vizion Plus thonë se atëherë do të mblidhet një grup pune në mënyrë që të vendoset heqja e liçences për kompaninë TIA. Një nga pikat më të kontestueshme që kanë autoritetet shtetërore janë edhe tarifat që konçesionari u mbledh qytetarëve për sigurinë e tyre.

Për te garantuar sigurinë, Shoqëria do te këtë te drejtën te grumbulloje nga pasagjeret qe përdorin aeroportin një tarife sigurie (“Pagesa e Sigurisë”) deri ne 4 EUR  për pasagjer (2 EUR  për pasagjeret qe mbërrijnë dhe 2 EUR për pasagjeret qe largohen) me qellim qe te mbuloje shpenzimet e arsyeshme për dhënien e shërbimit te sigurisë.”

Megjithatë institucionet janë në diskutime ende për të identifikuar përgjegjësin kryesor të vjedhjes. Ende nuk është qartësuar nëse kontrata e konçesionarit i jep atij përgjegjësi për sigurinë e zonës ku ka kaluar makina apo jo. Në kontratë thuhet shprehimisht se konçesionari ka përgjegjësi kontrollin e pikave të hyrjes, ndërsa kontrollin  e hyrjes, pra pjesën jashtë derës ku ka ndodhur vjedhja e ka policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *