E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Kontroll në facebook për vizat, DASH: Të forcohen masat për verifikimin e të huajve

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar që të gjithë aplikuesit për vizë të kalojnë nëpërmjet një kontrolli të hollësishëm të llogarive të tyre në “Facebook” dhe “Twitter”. Ky sugjerim vjen pasi presidenti amerikan,  Donald Trump premtoi  një verifikim ekstrem të të huajve që hyjnë në Amerikë me qëllimin që të luftohet terrorizmi.

 

Aplikantëve do t’u kërkohen gjithashtu për 5 vjet numra telefoni, adresa elektronike dhe historiku i udhëtimit.

Reklamë

 

Ndër të tjera, do t’iu duhet edhe të thonë nëse janë dëbuar ndonjëherë nga një vend ose nëse ndonjë i afërm i tyre është përfshirë në veprimtari terroriste. Po kështu, personave në fjalë do t’iu duhet të zbulojnë të gjitha identitetet e përdorura gjatë 5 viteve të fundit në platformat sociale. Informacioni do të përdoret për të identifikuar dhe vëzhguar ata që kërkojnë viza emigruese dhe jo emigruese.

 

Nga një propozim i tillë mund të preken rreth 14.7 milionë njerëz në vit, me përjashtim të atyre që vijnë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Gjermania. Këto shtet kanë marrë nga SHBA statusin e udhëtimit pa viza.

 

Propozimi do të kalojë në një fazë prove 2 mujore përpara se të miratohet. Nuk kanë munguar mendimet kundër nga grupet e të drejtave të njeriut të cilët e kanë dënuar këtë propozim si një pushtim të privatësisë që mund të dëmtonte fjalën e lirë.

Më shumë video

Reklamë