Subscribe

Veçmas në ndihmë të fëmijëve talesemikë, kryeministri Edi Rama dhe i gjithë ekipi i tij dhuruan gjak.

 

Në mjediset e kryeministrisë, Edi Rama e quajti këtë gjest në funksion të forcimit të zinxhirit të dhurimit vullnetar të gjakut.

 

 

Në vendin tonë janë mbi 150 fëmijë talasemikë, që marrin trajtim. Shpeshherë, dhurimet nuk mjaftojnë për të përmbushur kërkesat e tyre për gjak.

 

Të dhënat tregojnë se në 1 mijë banorë janë 11.8 dhurues, ndërkohë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ajo duhet të jetë nga 13 deri 15 dhurues.

 

Vullnetarët në qendrën e dhurimit të gjakut përbëjnë 20 për qind, ndërsa pjesa tjetër dhurojnë gjak vetëm në rastet kur një familjari të tyre i nevojitet.

 

“Me punonjësit e Kryeministrisë, si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut Miq, Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tone”- shkruan Rama ne facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *