Kontrata e lobimit të PD në SHBA, ka qenë një nga pikat e diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.
I ftuar në studio gazetari Flogert Muça tha se për sa kohë kontrata është publikuar në “FARA” nuk ka shumë vend për ta komentuar juridikisht, por moralisht ngre disa hije dyshimi.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kontrata e lobimit të PD, Berisha ka folur sot, si tu duk?
Muça: Unë shpalll moskompetencën time pë të analizuar nga ana ligjore kontratën. Për sa kohë ajo është publikuar në FARA unë mendoj se jam jo kompetent për ta analizuar. Ajo që më kërcet është se pse kjo konrtratë e firmosur në datë 4 nuk u publikua nga vetë opozita. Pra t’i bën një kontratë që mund të dalë në FARA para datës së zgjedhjeve, dhe t’i për të bërë transparencë dil dhe thuaj ne firmosëm kontratë, ne jemi përfituesit. Mundesa e saj është dyshimi i parë. Dyshimi i dytë është reagimi i PD pasi doli, një sqarim i thatë, një urdhër që mos flisni për këtë temë, ngre dyshime se pse nuk duhet folur.
Borakaj: Kishte urdhër?
Muça: Po.
Hoxha: Jo urdhër, por një lloj direkteve. Rastisi që publikimi i kësaj kontrate të vinte para shkëputjes dy ditë të zotit Berisha në PPE. Mungesa e zotit Berisha solli një stepje nga ana e demokratëve.
Muça: Kjo e ka amplifikaur dyshimin. Në kuptimin politik, kur ti flet për një qeveri të korruptuar kërcet shifra 6 milionë. Dje thoje s’kemi vulë, nuk kemi para, paskan qenë patriotët atje, pse dolën tani. Edhe kjo historia që krijohet fondacioni një javë para, pas një jave lidhjet marrëveshja, e çuditshme shpejtësia me të cilën veprohet. Po t’i pyesësh demorkatët ku të thuhet se ju keni lidhur kontratën, këta nuk e pranojnë. Ka një lloj paqartësie brenda PD, për shkak se s’kishte folur akoma Doktori. Kjo erdhi në një moment tjetër që është problem në sprintin final të fushatës. Reagon Richard Grenell që e kishte publikuar edhe pronari i Drejtorit të Komunikimit të PD. Pra reagoi Grenell e bëri repost djali i presidentit të SHBA dhe Lela e fshiu. Pra në këtë moment përgënjeshtron famija e Trump dhe nga ana tjetër ndodh ky lobim i paqartë. Në momentin që duhet të ishte ajo shtytja finale kanë pësuar një staniacion, ka 3-4 ditë që nuk po lëvizin.





