Një 58-vjeçare nga Gjirokastra është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet për kontrabandë medikamentesh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ndaj shtetases Zh. Ç., e cila ushtron aktivitetin si farmaciste në qytet. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në automjetin dhe subjektin e saj tregtar, u gjet dhe sekuestrua një sasi medikamentesh pa pullë fiskale.
Dyshohet se barnat janë futur kontrabandë nga Greqia, ndërsa hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
/vizionplus.tv