Subscribe

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy administratorët e firmës, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, që kishin porositur banane, por në konteiner ishin fshehur rreth 143 kg kokainë, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori.

 

Dy të arrestuarit, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me sasinë e lëndës narkotike. Ata deklaruan se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe se çdo javë prisnin konteinerë nga Amerika Latine.

 

Mësohet se lënda narkotike ishte mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërsa mbante mbishkrimi “Viejon”. Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, ndërsa u zbulua pas informacioneve të siguruara nga autoritetet në rrugë operative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *