Subscribe

Kanë kaluar 15 vjet nga momenti kur Ilirjan Celibashi drejtoi për here të fundit komisionin qendror të zgjedhjeve; por nëse ka një gjë që nuk ndryshon pavaresisht kalimit të viteve është debati i forte në institucionin që menaxhon zgjedhjet në Shqipëri.

Duke u nisur nga kjo eksperiencë, komisioneri shteteror Celibashi ka shfrytëzuar mbledhjen e parë të keshillit rregullator dhe komisionit të ankesave për të nënvizuar rëndësine e bashkepunimit mes komisionerit, nenkomisionerit dhe dy keshillave te cilat edhe pse u konceptuan si struktura te pavarura, në fakt janë teresisht politike.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONER SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

“Shpresoj që bashkëpunimi institucional ndësrmjet këtyre 3 strukturave të përcaktuara në kodin zgjedhor të jetë në eficencë të plotë me qëllim që koha e shkurtër e cila është në dispozicion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve të tejkalohet me një vullnet akoma më të shtuar prej secilit prej nesh.”

 

Detyra me urgjente e KQZ eshte projekti per identifikimin elektronik te votuesve në të gjithë vendin.

 

 “Jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibilitet nga politika për këtë cështje dhe përsa kohë qoftë edhe një pjesë ë saj e shikon si një aspekt që lidhet ngushtësisht më integritetin e procesit zgjedhor, ne do të kemi të gjithë fokusin tek kjo cështje.”

 

 

Aplikimi i teknologjise në zgjedhje është kërkesa e PD prej të pakten 4 vjetësh, dhe pika kryesore e marreveshjes së 5 qershorit. Nëse projekti arrin të zbatohet atëherë sipas opozitës, identifikimi elektronik do te eliminoje fenomenin e blerjes se kartave te identitetit, votimin familjar apo votimin në emer të personave që nuk ndodhen në Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *