27 April 2024

Konstituohet Grupi i Dialogut në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi: Reforma Zgjedhore është prioriteti

Ditën e sotme është konstituuar në Komisionin e Ligjeve Grupi i Dialogut. Të pranishëm në mbledhje ishin nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi, Erisa Xhixho, ndërkohë nga maxhoranca ishin Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka. 

Bylykbashi tregoi detaje nga puna e këtij grupi, gjatë një komunikimi me mediat, ku tha se prioritet ishte trajtimi i reformës zgjedhore.

“Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat.

Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services