Subscribe

Rreth 2700 aplikantë do t’i nënshtrohen procesit të parë të konkurrimit për Patrullë e Përgjithshme, në datat 15 dhe 16 Tetor. Testimi me shkrim do të zhvillohet nga ora 7 e mëngjesit në Pallatin e Kongreseve dhe në përfundim të tre fazave të testimit, fitues do të jenë 150 prej tyre.

 

Detajet u bënë me dije nga Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema.

 

Drejtori i Akademisë këshilloi të gjithë aplikantët të ndjekin rregullat e testimit, në mënyrë që të mos penalizohen.

 

Në datën 15 Tetor, do ti nënshtrohen provimit aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve nga Shkodra që kanë numrin e kodit deri në 1000.

 

Ndërsa një dite më pas, do të testohet pjesa tjetër e aplikantëve nga Shkodra, si dhe ata nga Elbasani, Berati, Fieri, Vlora si dhe aplikantët e Tiranës me kodin deri në 2000.

 

Kurse pjesa e mbetur me aplikantët nga Tirana do të hyje ne provim në orën 11 të datës 16 Tetor.

 

Nga 2700 aplikantë, mësohet se 384 prej tyre janë femra. Të gjithë konkurrentët duhet të jenë të pajisur me mjet identifikimi, si dhe do u ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonit gjatë testimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *