E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Konkursi për projektin e stadiumit të Korçës, Rama: Do të ofrojë më tepër se një ndeshje

Rindërtimi i tre stadiumeve i Korçës, Durrësit dhe Vlorës hyn në fazën e përzgjedhjes së projekteve fituese. Gara nisi me stadiumin “Skënderbeu” në Korçë ku tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si fanaliste prezantuan idetë e shndërrimit të tij, jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike. 2025 është përcaktuar nga qeveria si viti ku të tre stadiumet duhet të jenë rindërtuar. Arsyeja:

 

EDI RAMA

 

Reklamë

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Objektivi ambicioz që në 2025 ne do organizojmë në Shqipëri kampionatin europian të futbollit për të rinjtë.

 

Si i Korçës edhe ai i Durrësit dhe Vlorës do të kenë një kapacitet prej 10 mijë spektatorësh dhe do të ndërtohen sipas standarteve të UEFA-s për stadiumet e kategorisë së tretë. Rijetësimi i tyre do të përfshijë jo vetëm godinën si e tillë por edhe në krijimin e hapësirave të reja për biznesin dhe aktiviteteve edukuese.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ambicia për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë, në një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastrukturë dhe logjistikë për skuadrat e huaja që të vijnë të stërviten në Shqipëri.

 

Listës së stadiumeve që do t’i nënshtrohen rindërtimit do t’i shtohet edhe Selman Stermasi në Tiranë. Kërkesa e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka gjeti miratimin e kryeministrit Edi Rama por jo premtimin e tij për të bërë ligjin e sponsorizimeve.

 

ARMAND DUKA

 

KREU I FEDERATE SHQIPTARE TE FUTBOLLIT

 

Do të shfrytëzojë çdo moment dhe mundësi për të të bindur. Ky ligj mund të hedhë themelet e forta për industrinë e futbollit duke sjellë më shumë taksa në buxhet. Ndikimi i futbollit është 146 milionë euro dhe nëse e kthejmë në industri të rëndë akoma më shumë.

 

Finalisti mbi projektin e të cilit do të ndërtohet arena e Korçës do të shpallet pasdite.

 

Më shumë video

Reklamë