E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Konkurrentët befasojnë jurinë, emocionë në spektaklin “Albania’s Got Talent”

Mbrëmja e së hënës shënoi një tjetër sukses në natën e gjashtë të spektaklit “Albania’s Got Talent” në ekranin e televizionit Vizion Plus.

Dymbëdhjetë konkurrentë sollën interpretime të jashtëzakonshme përpara katër anëtarëve të jurisë dhe publikut.

Mbrëmja nisi me muzikë e valle ku grupi “Dhima Dance Academy” tundi skenën e “Albanis’s Got Talent”.

Të rinjtë befasuan jurinë duke sjellë një performancë të vërtetë artistike.

Zëri brilant i Amelës drithëroi publikun dhe rrëmbeu po ashtu “po-të” e jurisë së bashku me Keris Bablikun, vajzën me zërin e ëmbël.

Gjithashtu kaluan për në netët gjysmëfinale Azem Sheshi, berberi artist që qeth me sytë e mbyllur,”The medness Leaders” që befasuan me performancën e tyre, apo dhe Agim Pula me spektaklin që dhuroi përmes fyellit të tij.

Katër po-të e Agron Llakajt, Adelia Ismajlit, Ledina Çelos dhe Kastro Zizos i morën edhe gjimnastet e voglat si dhe balerini Soar Zhguri.

Jurisë edhe në këtë mbrëmje të gjashtë iu desh të ishte skeptike dhe e drejtpërdrejtë për të zgjedhur më të talentuarit. Për të eliminuarit e mbrëmjes kjo mbetet një eksperiencë fantastike dhe realizimi i një ëndrre.

Ethet e garës vijojnë të mbajnë të mbërthyer konkurrentët. teksa i ndan edhe një javë nga përfundimi i audicioneve duket se netët gjysmëfinale premtojnë akoma  më shumë spektakël, e mbi të gjitha talent, atë që është kryefjalë e këtij formati.

Magjia e spektaklit “Albania’s got talent” vazhdon. Konkurrentët e fundit do të prezantohen të hënën e ardhshme. Ndaj për të mos humbur surprizat që vetëm ky spektakël dhuron, ju lë takim sërish javën tjetër në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video