Koni: Kam qënë nën presion

Ndërkohe kandidati per rektor te Universitetit te Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar ne rrjetin social Facebook. Ne nje mesazh përmbyllës drejtuar kolegeve dhe studenteve, Koni thotë se ai dhe familja e tij kane qene ne presion ditët e fundit. “Kam qene totalisht i papërgatitur se nje ngjarje e tille mund te ndodhte ne Universitetin e Tiranës dhe qe une e familja ime te gjendeshim ne vështirësi. Jam munduar te beje nje fushate dinjitoze dhe asnjëherë, nuk kam vepruar kundër procesit zgjedhor dhe interesave te ketij institucioni”, – shkruan Koni ne profilin e tij. Me tej ai thotë se tentativat per prishjen e procesit zgjedhor apo hedhjen balte mbi te bëhen vetëm nga individë te verbuar nga epshet e tyre te pakuptueshme.




