Jorida Tabaku ka votuar këtë të martë në Roterdam për Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.

 

Përmes një postimi ne Facebook Tabaku ka konfirmuar votën e saj teksa shprehet se me mbështetjen e Weber, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e PPE.

 

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”- shkruan Tabaku.

Jorida Tabaku ka votuar në këtë kongres në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit pasi për herë të parë PPE, nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Partisë Demokratike.

 

Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas së PD-së, dhe deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së ndodhen gjithashtu në Roterdam por pa të drejtë vote.

 

Partia Popullore Evropiane ka vendosur te mbajë qëndrim neutral ndaj Partise Demokratike deri sa Gjykata e Apelit të vendosë per logon dhe vulën e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *