300 delegatë socialistë morën vendime të rëndësishme këtë të shtunë në Kongresin e PS-së, që përkoi edhe me ditëlindjen e kampit rozë.

 

Pasi Gramoz Ruçi njoftoi dorëheqjen, Edi Rama paralajmëroi spastrime në administratë, u vendos të ngrihej një Komision i Posaçëm Analize për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 prillit.

 

Po ashtu u vendos për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë; për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti; për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë dhe për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *