Subscribe

SHÇBA ka arrestuar 1 punonjës policie dhe 3 persona të tjerë në lidhje me ngjarjen e djeshme në Mamurras, ku u shënuan 3 të plagosur

Mesditën e së martës tre persona kanë goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, gjuajti në ajër.

Nga goditja me sende të forta e shtetasve, ai ka kryer qitje të pakontrolluar, duke plagosur Nikoll Vokrrin dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Për pasojë, policia ka arrestuar punonjësin e policisë, D. M., 45 vjeç dhe tre personat e tjerë që u përfshinë në konflikt, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Selmanaj (Fufi).

Përplasja nisi pas një kontrolli që u bë në lokalin e L.F. për lojërat e fatit nga efektivët e policisë, të cilët u përballën me kundërshtimin e vëllezërve Fufi.

“Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë. Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur”, sqarohet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *