E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Spanja tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli!

Spanja njoftoi se tërhoqi përgjithmonë ambasadorin e saj nga Izraeli, ndërsa një ngërç diplomatik midis dy vendeve u përkeqësua për shkak të kundërshtimit të Spanjës ndaj sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Lajmi është raportuar nga agjencia “Reuters”, e cila i referohet informacioneve zyrtare.

Reklamë

Ambasadori u thirr në Spanjë shtatorin e kaluar, për shkak të një debati diplomatik mbi masat spanjolle që ndalojnë avionët dhe anijet që transportojnë armë në Izrael nga portet ose hapësira ajrore e vendit.

Kjo, për shkak të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza, të cilën ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Sha’ar e denoncoi si antisemitiste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë