E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Vendi

Konflikti mes të rinjve në Lezhë, arrestohen dy persona që ishin shpallur në kërkim, tre të tjerë ende në arrati

Policia e Lezhës ka arrestuar dy prej personave të shpallur në kërkim, lidhur me konfliktin e ndodhur më datë 11 prill.

Në pranga ranë Redian Margjonaj, 20 vjeç dhe A.D, 15 vjeç. Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

Në kërkim vijojnë të jenë edhe shtetasit Kevin Ndoka, 20 vjeç, dhe A.M., 17 vjeç.

Reklamë

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonaj, ku më pas Margjonaj, bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin Fatjon Gjini dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë