Konfliktet e dhunshme dhe ngjarjet kriminale të ndodhura në ditët e fundit në Sarandë, Ksamil dhe në Lumin e Shalës, gjatë sezonit turistik, po krijojnë një perceptim negativ te turistët e huaj për Shqipërinë, sipas ekspertëve.
“Çdo aktivitet ekstra turistik siç janë ngjarjet e fundit, qofshin kriminale, qofshin debatuese, jo fort të këndshme për turistët, e cenojnë turizmin. Ajo që e cenon më shumë nuk janë këto ngjarje sporadike, por fakti që këto ngjarje ndodhin çdo vit. Ngjarje që sado që ne mundohjemi t’i limitojmë, ne kemi çdo vit problematika, që shpeshherë duken që janë të shtyra nga mosveprimi apo moskorrektësia e institucioneve. Kanë qenë ngjarje që kanë pasur lidhje me mënyrën si janë dhënë lejet për menaxhimin e plazheve apo si lejohen aktivitete të caktuara turistike. Duhet të stabilizohen këto gjëra që të mos ketë më shkaqe që të ndodhin këto ngjarje. Ka edhe ngjarje që ndodhin që nuk janë përgjegjësi të shtetit, siç janë aksidentet, por ne duhet që shteti nuk duhet të japë më hapësira që të krijohet imazhi i duhur për stabilitetin e qëndrueshëm të industrisë turistike në vendin tonë.”, tha Feriold Ozuni, ekspert per turizmin.
“Çdo lloj stresi që vjen nga mjedisi në çdo formë, devijancë, agresivitet ndikon nërgativisht te turistët që e kanë përjertuar në moment dhe më pas varet sesi përçohet edhe në rrjetet sociale. Këto konflikte kanë të bvëjnë me momsmenachimin në nivel të destinacionit. Duhet të merremi me një menaxhim shumë më profesional të turizmit, është përgjegjësi e pushtetit vendor të koordinohet me bizneset.”, u shpreh Luan Dervishi, ekspert per turizmin.
Për të pasur një rritje të qëndrueshme të turistëve në vendin tonë, ekspertët theksojnë se institucionet duhet të mësojnë të menaxhojnë më mirë situatën.
“Ne na duhet të analizojmë që të kalojmë përtej shifrave dhe të shohim problematikën e turizmit dhe menaxhimin e industrisë. Fakti që kemi pasur një rritje të numrit në vitet e fundit, duket sikur është krihuar perceoptimi që pav arësuisht si shërbejmë ne, do të ketë rritje të turistëve dhe sukses. Edhe destinacione shumë të zhvilluara ka pasur luahtje, edhe Kroacia ka pasur luhatje prej rritjes së kostos dhe çmimeve, menjëherë tregu reflekton.”, shtoi Dervishi.
Njohës të industrisë shtojnë se turizmi në Shqipëri është ende i brishtë dhe situata të tilla apo keqmenaxhimi në terren mund të ndalin hovin që njohu vendi në dy vitet e fundit.
/vizionplus.tv





