Kronikë
Konflikt me thika mes adoleshenteve

Një sherr mes disa adoleshentëve ka përfunduar në plagosjen me thikë të dy prej te rinjve. Mësohet se të plagosurit janë nxënës të shkollës së mesme ekonomike në qytetin e Korçës. Sipas policisë, sherri ka ardhur per motive te dobëta ne ambientet e shkollës. Burime te policisë lokale pohuan se konflikti ka nisur tri dite më parë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut per jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes u kap dhe u shoqërua në komisariat. Policia është ne kërkim edhe të personave te tjerë të përfshirë ne këtë ngjarje të rendë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




