E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Konflikt me mjete të forta në Korçë, dy persona përfundojnë në spital

Një konflikt mes dy personave është shënuar mesditen e kësaj të marte në qytetin e Korçë. Si pasojë e konfrontimit, dy të rinjtë janë plagosur.

Bëhet fjalë për B. R., 34 vjeç dhe E. M., 35 vjeç, të cilët kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik në Korçë, ndërsa nuk bëhen me dije arsyet e kësaj përplasjeje fizike.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë