Subscribe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pesimist se do të arrihet një zgjidhje për asociacionin. Ai thotë se qëndrimet e palëve janë të kundërta dhe nuk prêt një rezultat konkret.

 

“Sa është Serbia kështu hegjemoniste dhe brenda koordinatave le të themi kleronacionalizmit të kohës së Millosheviçit të viteve ‘90-ta, unë nuk pres zgjidhje në kuptimin e një marrëveshjeje me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia, jo me këtë Serbi aktuale e cila është.”

 

Duke vlerësuar shkarkimin e ekipit menaxhues, që e ka hartuar draft-statutin e asociacionit, Konjufca thotë se puna e tyre i ka shërbyer më shumë interesave te Serbisë.

 

“Prezantuan një Asociacion i cili është ‘Republikë serbe’ në Kosovë dhe shumë mirë që u shkarkuan. Pa u kthyer serbët në institucione nuk mund të vazhdojë procesi në kuptimin e dialogimit, negociatave dhe kushtëzimeve që po i bëjnë tash për Asociacionin. Qëndrimi i QUINT-it ka qenë shumë i qartë, pranim i institucioneve të Kosovës, kthim në institucionet e Kosovës, pranim i kornizës kushtetuese në të cilën funksionon Kosova dhe pastaj kalojmë në hapa të tjerë”

 

Në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 2 maj, është prezantuar draft-statuti i Asociacionit, nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

 

Pas takimit, kryeministri Kurti tha se ky draft-statut është i papranueshëm për Kosovën ndërsa bëri të ditur se ka paraqitur nje dokument të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *