E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Konfiskohet pallati në Vlorë, IKMT: Të njëjtin fat do të kenë të gjitha ndërtimet që shkelin lejen

Ashtu siç kryeministri Edi Rama paralajmëroi paraditen e kësaj të hëne, inspektorët e IKMT zbarkuan në Vlorë për konfiskimin e një pallati 8 katësh, i cili kishte shkelur kushtet e lejes ndërtimore.

Konfiskimi vjen në kuadër të aksionit të iniciaur nga qeveria për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Reklamë

Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, tha se të gjitha subjektet që kanë abuzuar me lejen e ndërtimit, do të kenë të njëjtin fat.

“Në vazhdën e kontrolleve, ky objekt do të konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ato subjekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik. Do inspektojmë objektet me apo pa leje ndërtimi”, u shpreh Dallëndyshe Bici.

Bici inspektoi më pas edhe disa kantiere ndërtimi në qytetin bregdetar me fokus kontrollin mbi ndërtimet që kanë nisur së fundmi apo janë në proces, për të siguruar se ato përmbushin standardet ligjore .

IKMT pritet të përgatisë një raport të detajuar mbi gjetjet në terren, ndërkohë që kryeinspektorja ka paralajmëruar masa ndaj subjekteve që rezultojnë në shkelje të ligjit për territorin.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë