Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë më shumë se 20 mijë metër katrorë troje të Arben Isufajt dhe Altin Çuçat, dhe 11 automjete, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal.

 

Isufajt, i njohur me pseudonimin ‘Ben Qimja’, i është konfiskuar edhe një pulari, 33% aksione në një kompani private si dhe 6 automjete. Sipas njoftimit të SPAK, që ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, mësohet se vetëm Arben Isufaj gëzon rreth 18 mijë metër katrorë tokë në fier dhe 6 makina.

 

Ndërsa rreth 2 mijë metër katrorë troje në vlorë dhe 5 makina në pronësi të Arben Çuçajt, i dënuar për krijimin dhe drejtimin e organizatës kriminale, tashmë i përkasin shtetit. Të dy këta persona janë të njohur nga autoritetet, për pjesëmarrje në ngjarje të shumta kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *