Subscribe

Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Kelment Balilit.

Kerkesa u be nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

17 apartamente në pronësi të Bashkim Balilit ( vellait të Kelment Balilit)  një truall në qytetin e Sarandës si dhe godina e resortit te madh “Santa Quaranta” janë sekuestruar dhe 40% e pasurisë së lartëpërmendur do ti kalojë shtetit.

 

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

 

Kelmend Balili u arrestua ne 15 janar 2019 pas disa vitesh ne arriti i shumekerkuar per akuzen e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike.

Pas procesit gjyqesor ai u denua me 15 vite burg, por perf shkak te gjykimit te shkurtuar do te kryeje 10 vjet burg.

I konsideruar gjeresisht si “Eskobari i Ballkanit”, Balili ka mbajtur disa pozicione edhe ne zyra shteterore mes te cilave drejtor i transportit ne Sarande si perfaqesues i LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *