E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Konfirmohet Vojsava Osmanaj/ Gjyqtari Artur Gaxha përballet me komisionin e vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Shkodër, Vojsava Osmanaj. Ajo u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

 

Ndërkohë këtë të premte është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ne një seancë dëgjimore edhe gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha.

 

Reklamë

Sipas komisionerëve, Gaxha nuk rezulton të ketë probleme me pasurinë.

 

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë