Apeli I GJKKO la në fuqi vendimin  që e dënoi ish gjyqtarin me 6 muaj burg nën akuzë për fshehje të pasurisë. Dënimi do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove.

Dedja akuzohet se ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë në bregdetin e Kavajës. Sipas prokurorisë, pasuria ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedjas, por në të vërtetë zotërohej nga ish-gjyqtari.

Lexo edhe :

Related Posts

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 13.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 6/63 akti, datë 06.12.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri B.D., kundër vendimit nr. 43, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.D., për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i dytë i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  2. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin B.D., për një periudhë kohore prej 1 (një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës të vendbanimit të tij, si dhe të mos kryejë vepër penale tjetër.
  3. Në mbështetje të neneve 393 dhe 485/3 të K.Pr.Penale shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur të paguhen nga i pandehuri…

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 43, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *