Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë seancës plenare këtë të enjte se në 24 orë janë shtuar edhe shtatë raste të tjera me koronavirus në vendin tonë.

Ajo u shpreh se në total kemi 773 të infektuar. Ministrja shtoi se jemi ende në fazën aktive të epidemisë dhe prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm me hapejen.

“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë. Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren.”

Ogerta Manastirliu theksoi se vetëm 272 persona të infektuar janë aktivë, ndërsa 60% prej tyre janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *