Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

 

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1046 testime dhe kanë rezultuar positive 69 qytetarë, dhe një humbje jete.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.
Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1046

Testime totale 1,772,991
Raste pozitive 273,387
Raste të shëruara 269,399
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,491

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *