E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Konfirmimi i ambasadës: Dy shqiptarë të vdekur në shembjen e urës në Gjenova

Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy shtetasve shqiptare në ngjarjen e rëndë të Gjenovës pas shembjes së urës “Morandi” në autostradën A10.

 

Ambasada konfirmoi se në listën e viktimave nga tragjedia e së martës janë edhe Marjus Djerra si dhe shoku I tij Edi Bokrina.

 

Reklamë

Të dy shqiptarët ishin në një makine duke ikur per ne pune në momentin që ura u shemb duke shkaktuar një tragjedi të vërtete.

Ambasada shqiptarë në Rome bëri të ditur se është në dispozicion të familjareve të dy viktimave për cdo ndihme apo nevoje që ato mund të kenë në lidhje me kete ngjarje.

 

Numrat e kontaktit operativ janë:
+39 3420498192;
+39 0686224115.

 

Më shumë video

Reklamë