Subscribe

Gjatë ditës së dytë së Konferencës Kombëtare Antikorrupsionit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se vaksina për të shëruar korrupsionin në fushën e Shëndetësisë është transparenca.

 

Ministrja u shpreh se qasja e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit është proaktive, që ka të bëjë me përdorimin e mjeteve monitoruese dhe inovacionit në luftën ndaj korrupsionit.

 

“Vaksina që e lufton korruspsionin është transparenca. Transparenca si pjesë e një qeverisjeje të mirë. Transparenca e cila përmes një qasjeje proaktive lufton korrupsionin. Sistemi shëndetësor është një sistem i brishtë. Ne jemi punonjës të këtij sistemi të shërbimeve shëndetësore, por jemi dhe përdorues të këtyre shërbimeve. Të gjithë mund ta themi se çfarë ka ndryshuar në sistem.

 

Nuk po flas për investimet, por çfarë e grryen besimin e qytetarëve te sistemi shëndetësor, është korrupsioni. Ne po përpiqemi që nëpërmjet mjeteve monitoruese dhe inovacionit të bëjmë gjithaçka për luftimin e korrupsionit.

 

Ka dhe një qasje tjetër, ajo reaktive. Të reagiosh kur ndodh një akt. Përpos reformës në drejtësi dhe qasjes ndëshkuese edhe Agjensia e Luftës Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë ka vendosur një kordinator në të gjitha institucionet, duke i dhënë një shtesë më tej qasjes reaktive”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *