Subscribe

Ne diten e dyte te Konferences se Sigurise ne Mynih, kryeministri Edi Rama ka folur per situaten ne Ukraine ne cilesine e kryesuesit te OSBE.

 

Ukraina eshte nje prej prioriteteve te axhendes shqiptare te kryesimit te OSBE dhe shefi i qeverise Rama, ne tryezen per kete ceshtje ka theksuar nevojen per me shume fonde per t’iu ardhur ne ndihme njerezve qe jetojne atje.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Misioni I posacem I monitorimit, I osbe po ben nje pune te shkelqyer sepse eshte e vetmja prani qe ne njefare menyre respektohet dhe pranohet nga te dy palet. Nderkohe vazhdojne incidentet, vecanerisht gjate nates per shkak te mungeses se kapaciteteve per te monitoruar ne menyre me konstante te gjithe vijen kufitare. Pasi sot perfitoj nga ky rast per tu bere thirrje te gjitha vendeve, se duket bukur te flasesh se sa shume mbeshtesin te gjithe ukrainen dhe natyrisht qe e bejme kete, port e mbeshtesim edhe ata njerez qe jetojne ne ate ferr atje eshte gjithashtu e rendesishme. Nuk do te kushtoje male me para, do te kushtoje disa kontribute shtese per vendet e osbe per teknologjine ne menyre qe te sigurohet survejimi gjate nates.

 

Kryeministri eshte ndalur edhe tek Rusia, te cilen do ta vizitoje ne 26 shkurt.

 

“Le te mos e genjejme veten se nuk eshte vetem ukraina. Eshte ukraina, gjeorgjia, Moldavia. Nuk ka te beje vetem me ukrainen, gjeorgjine apo moldavine, ka te beje me civilizimin tone, me ate c ka te gjithe perfaqesojme dhe rusine. Per aq kohe sa rusia dhe kjo eshte dicka qe historia duhet te na e kishte mesuar, do te jetoje me friken e te qenit e rrethuar nga nato apo be , nuk do te kete nje zgjidhje perfundimtare.”

 

Me heret, kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me Sekretarin e Sergjithshem te OSBE, Tomas Greminger. Ne fokus te takimit ka qene kryesia shqiptare e OSBE, dhe Sekretari i Pergjithshem Germinger ka pergezuar shefin e qeverise rama per punen e realizuar deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *