Subscribe

Po zhvillohet këtë të hënë konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

 

Në këtë aktivitet do të publikohen gjetjet kryesore të Raportit Vjetor të Antikorrupsionit 2021 për sa i përket sfidave dhe arritjeve.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencë kryeministri Rama u ndal te shërbimet që deri para pak vitesh qytetarët merrnin nëpërmjet kontakteve fizike, duke përfshirë edhe ato të përmuajshme për shembull faturat.

 

“Është shumë e rëndësishme të ndajmë me publikun edhe vështirësitë e të vendosim në perspektivë këtë sfidë të vazhdueshme e cila asnjëherë nuk mbaron sepse në asnjë shtet të botës, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht por në ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte system i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin.

Deri para pak vitesh ishte koha kur të gjitha shërbimet jepeshin me kontakt fizik, edhe për shërbimet më bazike, të përmuajshme qytetarët duhet të qëndronin në rradhë shumë të gjata.

300 mijë kontakte fizike zhvilloheshin në muaj, dhe natyriusht në këto kishte edhe arbiratitet të vazhdueshëm, mungesë cilësie në shërbim, mungesë transparence, zvarritje dhe para në dorë.

Nga ana tjetër për të kaluar në zemrën e sitemit, që ishte i kapur nga kanceri i një drejtësie të korruptuar e të kalbur, të transformuar në një pazar ku shitej e blihej e drejta.

Kush e mendonte që do të vinte dita që askush më nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që persona të ndryshëm edhe të qeverisë e deputetë do të merreshin në hetim?” – tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *