E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Ekonomi

Koncesionet, Ahmetaj: Janë transparente, rrugët të domosdoshme

Ministri Arben Ahmetaj i është kundërpërgjigjur nga foltorja e Kuvendit, akuzave të opozitës në lidhje me koncesionet.

 

Ahmetaj tha se opozita po e demonizon qëllimisht çështjen e koncesioneve pasi çdo investim që ndërmerr qeveria ajo e konsideron si humbje votash.

 

Reklamë

Duke pranuar shifrën e parashtruar nga deputetja e PD për koncesionet, Ahmetaj deklaroi se kjo shifër është e domosdoshme pasi duhet për të përfunduar veprat e rëndësishme infrastrukturore që shteti ka nsiur.

 

“Opozita e ka për qejf dhe e demonizon çështjen e PPP-ve. PPP janë transparente. Projektet janë të gjitha transparente në procedurë. Po e patë dje opozitën, ju referua një shifre për koncesionet, PPP, është mbi 2 mld euro. Rruga e Arbrit që ka nisur me koncesion kushton rreth 243 mln euro, çfarë është kjo rrugë? Pse është e domosdoshme? Pse do të duhet të bëhet tani dhe jo pas 20 viteve?  Rruga duhet tani dhe buxheti me fondet e drejtëpërdrejta nuk kishte mundësi ta bënte. Ndaj hymë në Partneritet Publik-Privat. Ajo që tha dje opozita është e vërtetë. Po, janë investime publike në favor të qytetarëve. Po e pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që nuk doni t’u bëhet rruga?Çfarë ju bënë? Nuk ju dhanë katër vota në parlament? Nuk ju dhanë se nuk i meritonit. Pse nuk doni që Shkodra të ketë një autostradë më dinjitoze? Kë urreni, Shkodrën që nuk ju dha 7 vota, Lezhën që nuk ju dha 5 vota?”

 

Ndërsa sa i takon autostradës Tiranë-Durrës, Ahmetaj u shpreh se ajo do të ndërtohet me toll dhe nuk do shpenzohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë