Subscribe

“Tinguj jete mes tokës dhe detit”. Ka qene koncerti i  organizuar mbrëmjen e se shtunës ne Manastirin e Zvernecit. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, konsullja e Italisë ne Vlorë, kryebashkiaku Leli shijuan koncertin e dirigjuar nga Ricardo Casero.

 

Eventi i organizuar ne njërën prej zonave me te bukura te Shqipërisë, mblodhi personalitete si dhe mjaft turiste te huaj.

 

Kryebashkiaku Leli u shpreh se për here te pare ne ishullin e Zvernecit fale investimit dhe ndërtimit te urës qe lidh pjesën tokësore mbërrin nje piano.

 

Edhe konsullja e Italisë përshëndeti organizimin e koncertit ne ishullin e Zvernecit, duke thëne se aktivitete te tilla duhet te kthehen ne tradite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *