Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talibanët nënshkruan këtë të shtunë marrëveshjen historike të paqes.

 

Dokumenti u firmos nё Doha nga drejtuesi i negociatave pёr palёn amerikane, Zalmay Khalisazad dhe kreu negociues i talibanёve, Abdul Ghani Baradar.

 

Dokumenti parashikon tёrheqjen e plotё tё trupave amerikane nga Afganistani brenda 14 muajsh, duke i dhënë fund edhe konfliktit 20 vjeçar nё Afganistan.

 

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se marrëveshja hap rrugёn për  një paqe të qёndrueshme.

 

MIKE POMPEO

SEKRETAR I SHTETIT

 

“Ky është një moment shpresëdhënës, por është vetëm fillimi. Na pret nje punë e vështirë përpara frontit diplomatik. Por jam i bindur se kjo është rruga për të siguruar që Afganistani të mos shërbejë kurrë si një bazë për terroristët.”

Marrëveshja parashikon tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Afganistani në këmbim të garancive nga talebanët se nuk do të lejojnë që toka afgane të përdoret për terrorizëm.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha përpara nënshkrimit se “paqja do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë dhe se ne duhet të jemi të përgatitur për pengesat dhe çdo akt që do të kërkojë ta prishë atë. NATO e mbështet këtë marrëveshje paqeje”.

 

Bombardimet në Afganistan nisën me urdhër të ish-presidentit amerikan George W.Bush pas sulmeve të përgjakshme 11 shtatorin e vitit 2001 në SHBA.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *