E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese me nëntë anëtarë/ Yuri Kim: Arritje e madhe, gjyqtarët të japin drejtësi me integritet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas vizitës së sotme në këtë institucion.

 

Reklamë

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Kim thotë se kompletimi i Kushtetueses me anëtarë është një arritje e madhe për Reformën në Drejtësi.

 

“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për Reformën në Drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan ambasadorja e SHBA-së.

Më shumë video

Reklamë