Subscribe

Përurohet kompleksi i ri multisportiv në Parkun e Liqenit, më shumë hapësira për të rinjtë. Pas këndit të lojërave për fëmijë dhe këndit të ri të forcës për të rriturit, Liqenit Artificial i është shtuar edhe kompleksi multisportiv. Kryebashkiaku Veliaj tha se keto hapësira krijojnë mundësi argëtimi per te gjitha grupmoshat.

 

“Më vjen mirë që në një periudhë rekord stafi i APR-së transformoi një djerrinë, një pellg, një kënetë, një moçal, një vend aspak të dashur, një vend në terr, ku askush nuk donte të kalonte kohë, madje edhe kur e bënte vrapin e bënte shpejt sepse nuk kishte asgjë tërheqëse, në një mjedis të jashtëzakonshëm për qytetarët.”

 

Veliaj theksoi se fushat sportive do te qëndrojnë hapur për 24 ore.

 

“Kjo do të jetë një hapësirë e hapur 24 orë. Pra, kushdo në Tiranë mund të vijë këtu e të shijojë ajrin e pastër, duke u marrë me sport” “Unë besoj se kemi bërë një zgjedhje fantastike, duke e pozicionuar këtë kënd këtu. Jo vetëm kaq, por ky është një nga shumë këndet që po hapen në gjithë Tiranën. Disa janë nëpër lagje, ku këndi i lodrave ka edhe një fushë basketbolli, volejbolli ose kalçeto, e disa të tjera, si ky kompleks, do t’i bëjmë edhe në parqet e Kasharit, Farkës, që të luajnë të gjithë.”

 

Kompleksi sportiv ofron mundësi për lojëra basketbolli, volejbolli, futbolli, regbi, hendboll dhe hokej me patina.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *