Partia Agrare Ambientaliste i ka drejtuar një letër me katër pika ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në lidhje me ndryshimet e TVSH-së të produkteve bujqësore.

 

Në një postim në Facebook, kreu i PAA Agron Duka shprehet se ndryshimi i normës së komepsimit të prodhuesëve bujqësor nga 20 në 6% do të ketë pasoja katastrofale për këtë sektorë pasi nxitë informalitetin.

 

Duka i ka bërë thirrje qeverisë që të reagojë sa më shpejt dhe ta ndryshojë këtë vendim.

 

“Të dashur miq, Në përmbushje të angazhimit tonë kundrejt grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunues dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore, po ju njohim me kërkesat e formuluara gjatë takimit të 25 janarit të drejtuara ndaj Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Sikurse kemi paralajmëruar, ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, do të ketë pasoja katastrofike për këtë sektor, prandaj kërkohet një reagim i shpejtë dhe efikas nga institucionet shtetërore.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *