Nënkryetarit Petrit Vasili shprehet se kompanitë e celulareve kanë rritur çmimet 15-20%, si dhe kanë  dyfishuar çmimin e rimbushjes.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili akuzon se kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar lidhur me rritje drastike të çmimeve të kompanive celulare.

 

“Asnje fjale nga qeveria. Qytetaret krejtesisht te pambrojtur. Qeveria nuk ekziston per qytetaret, por vetem per kompanite e celulareve, qe kane rritur me 15- 20% cmimet e paketave dhe kane dyfishuar cmimin e rimbushjes.”

 

Vasili e konsideroi abuzim të turpshëm dhe një skandal që po u bëhet qytetarëve, ndërsa thekson se qeveria nuk ka bërë asnjë veprim me qëllim për të mbrojtur dhjëtra e mijëra qytetarë.

 

“Qeveria qe kujdeset me “merak” qe te mos ju preket asnje lek koncesioneve dhe oligarkeve nuk ben asgje per te mbrojtur qytetaret. Kjo po eshte KÇK, por per kete Edi Rames nuk ja mban te flase. Turp dhe neveri per qeverine qe hesht!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *