Dy astronautët e NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, kanë mbërritur këtë të dielë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Udhëtimi i tyre zgjati 19 orë dhe do të kthehen sërish në tokë pas katër muajsh.

Lëshimi i astronautëve, Kolonelit të Marinsave Doug Hurley dhe Kolonelit të Forcave Ajrore Bob Behnken, i jep fund një pauze nëntë vjeçare të NASA-s.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, u lëshua nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida. Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence panë lëshimin e anijes nga Cape Canaveral e cila u ndoq live edhe nga 4 mijë persona.

10 minuta pas nisjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u nda nga pjesa tjetër dhe u ul me sukses në Tokë për t’u përdorur përsëri. Më pas u nda edhe faza e dytë e raketës dhe kapsula e astronautëve vazhdoi udhëtimin drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kjo është hera e parë që një mjet hapësire i zhvilluar dhe operuar në mënyrë private, dërgon amerikanë në orbitë rreth Tokës. Nisje të tilla nga toka amerikane nuk ka patur që prej mbylljes së programit të nisjes së anijeve kozmike në Hapësirë në vitin 2011.

KOMPANIA “SPACE X” BEN HISTORINE

“FALCON” MBERRIN NE HAPSIRE ME DY ASTRONAUTET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *