Vinsent Kompani ka qenë mjaft i zhgënjyer nga kartoni i kuq që mori Manuel Nojer në kupë përballë Leverkusenit.
Ai është shprehur se kartoni i kuq i Nojer ndikoi dikrekt në rezultat, çka solli dhe eliminimin e Bayern-it nga Kupa e Gjermanisë.
Manuel Nojer u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të.
“Është shumë, shumë e hidhur. Ky karton i kuq padyshim pati një ndikim të madh në lojë,” theksoi ai në një intervistë për “ARD”.