Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që grumbullimet të ndalohen deri më 25 mars të këtij vit.

Ky ndryshim erdhi pas vendimit dhe “ultimatumit” të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të shfuqizojë shprehjen “deri në një urdhër të dytë”, duke i kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave.

“Në urdhrin nr.633, datë  17.11.2020, ‘Për ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të  mbyllura apo të hapura’, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin ‘deri në datën 25.3.2021′.”

Vendimi i Komitetit Shkencor për ndalimin e grumbullimeve për shkak të masave antiCOVID u botua sot në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *