Subscribe

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja ditore gjatë dy javëve të fundit të gushtit, komiteti teknik i ekspertëve vendosi te mos ndryshojë masat aktuale kufizuese, pasi me protokollet aktuale, situtata është nën kontroll.

 

Përsa i përket situatës në spitale, gjendja paraqitet më e mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Analizimi i të dhënave dhe indikatorëve të cilët ne i kemi analizuar sot si monitorues të situatës, i përgjigiet mirë niveli i masave të cilat ne i kemi në fuqi. Problem është zbatimi i tyre. Mendimi i ekspertëve të Komitetit është që situata mund të kontrollohet, duke mbajtur të njëjtin nivel masash, por duke i zbatuar ato me përgjegjshmëri dhe rigorozitet si dhe me intensifikimin e procesit të vaksinimit”

 

Nga rreth 90 pacientë të shtruar në pavionin infektiv, 15 % e tyre janë mosha të reja , ndërsa afro 25 % janë të mesme.

 

“Të shtruarit në spitalin infektiv janë grupmosha të ndryshme. 50 % janë mosha relativisht të reja, rreth 25 % janë forma të mesme dhe më shumë madje 50 dhe 55 % janë mosha të rritura, mosha e tretë që quhet dhe 8 % mosha e katërt. Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që janë forma të lehta, serioze ose me ndonjë ndërlikim ose në subjekte që rëndojnë në mënyrë patologjike situatën shëndetësore të rasteve. 30 % janë forma të rënda dhe forma kritike, ose me forma të rrezikshme kërcënuese për jetën”

 

Sipas ekspertëve, një pjesë e të prekurve janë të vaksinuar, por nga doza të kompanive të ndryshme të vaksinës.

 

Fushata e vaksinimit ka vazhduar me ritme mjaft të mira. Aktualisht ne kemi një mbulesë vaksinale me të dyja dozat që po i afrohet 27%, që tregon se nje çerek milioni e popullatës është vaksinuar, pra e popullatës tonë me të dyja dozat. Ndërsa në drejtim të mbulesës me një dozë ajo po i afrohet 37%. Përsa i përket vaksinimit duhet të themi që rastet e vaksinuara që janë shfaqur në popullatë janë 12 herë më pak se rastet e pavaksinuara. Rastet e vaksinuara me një dozë janë 12 herë më pak se rastet e pavaksinuara. Kurse rastet e vaksinuara me dy doza janë 32 herë më pak se sa rastet e pavaksinuara. Kjo tregon nje efekt mjaf të rëndësishëm të programit të vaksinimit dhe një vlerë tepër të rëndësishme të tij”

 

Autoritetet shëndetësore apelojnë për rritjen e imunizimit, por sigurojnë qytetarët se marrja e vaksinës nuk është e detyrueshme.

 

Komiteti i ekspertëve sqaroi se është në përfunim të krijimit të një protokolli të ri të masave për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që pritet të nisë më 27 shtator, sipas treguesve aktualë të pandemisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *