Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Komisioni për Antikorrupsionin, Rama: Synimi ulja në tryezën e BE-së, Parlamenti duhet të jetë epiqendra e ndërveprimit intensiv

27 Nëntor 14:10

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në tryezën e IX të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Duke u fokusuar në çështjen e Pronës dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE, Rama theksoi se duhet një domosdoshmëri për të krijuar një front të madh mbështetës për Shqipërinë drejt rrugës në BE.

Rama e bëri të qartë se synimi i Shqipërisë është ulja në tryezën e Bashkimit Evropian dhe bëri me dije se komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm dhe do të jetë pikë referimi për të gjitha institucionet.

Në mbyllje, kreu i qeverisë tha se është plotësisht e mundur që të realizohet ambicia për tu anëtarësuar në BE.

Në rend të ditës të punimeve në Komision është tryeza e nëntë publike me temë: “Garantimi i së drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave”.

Rama: Parlamenti duhet të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij procesi dhe që në këndvështrimin tim duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në BE. Mënyra se si Komisioni i Posaçëm do të transformohet në një mekanizëm permanent brenda Parlamentit do të përcaktohet nga vetë ky proces kur do dalin konkluzione dhe detyra për të gjitha institucionet dhe për të treja pushtetet; legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Dua të nënvizoj tre gjëra! E para lidhur me këtë proces dhe me vetë këtë Komision. Në këndvështrimin tim, ky Komision është sot një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për sukesin tonë në procesin e anëtarësimit dhe për suksesin tonë në negociata.

Në BE ne nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë por shkojmë si një front institucionesh dhe si një front institucionesh që përfaqësojnë tre pushtete, të cilat në marrëdhënien me njëra-tjetërn kanë hapësira komunikimi, por kanë dhe kufi. Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniforme sa i përket perfomancës në raport me negociatat, mund të garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që veprojnë në emër të shtetit, pikëtakohen dhe nga ana tjetër të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’iu kërkohet llogari.

E dyta që dua të theksoj është që shumëkush dhe gjithmonë, sa herë që ka një iniciativë të re, sa herë që ka një përpjekje të re, ngrihet dhe thotë ‘tani u kutjuat ju?’ Ne nuk jemi kujtuar tani, jemi kujtuar që ditën e parë që jemi në këtë detyrë, por në çdo hap të rrugës ka sfida të reja dhe nga ana tjetër, çdo hap kërkon kohën dhe forcën e vet. Duke folur për pronën është shumë e qartë që nëse kthejmë kohën mbrapa, ne kuptojmë dy gjëra, që ajo që është bërë është shumë voluminoze dhe përmirësimi është shumë i ndjeshëm, por krejt i pamjaftueshëm me pikëmbërritjen. Pikë mbërritja jonë është ulja në tryezën e Bashkimit Evropian.

Në mbyllje dua të theksoj që sot është plotësisht e mundur që ne të realizojmë ambicien për tu anëtarësuar në BE edhe duke plotësuar të gjitha kriteret që lidhen me pronën. Ne kemi sot me vete bekimin e kohës falë teknologjisë. Nëse nuk do të kishim këtë bekim të gjitha këto procese do të merrnin shumë më tepër kohë./vizionplus.tv 

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Antikorrupsion Edi Rama komision

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

më shumë...

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende ndër destinacionet e lira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:55

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vijojnë zjarret në Mallakastër, riaktivizohet vatra në...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.